Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pritet shumë shpejt formimi i Qeverisë së re, pasi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

I pyetur nëse Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për votimin e Qeverisë, ai u shpreh optimist.

“Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht, Parlamenti duhet të konstituohet,” ka thënë Konjufca.

“Besoj që i kemi numrat,” tha shkurt Konjufca.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.