Pothuajse 400.000 njerëz janë shpërngulur në Rripin e Gazës nga 18 marsi, kur izraeli i vazhdoi operacionet ushtarake dhe me këtë e ndërpreu armëpushimin dymujor, njoftoi sot Kabineti i sekretarit të përgjithshëm të KB-së.
“Të mbijetuarit në Gaza janë zhvendosur disa herë dhe janë detyruar të lëvizin në zona më të vogla ku nuk mund të plotësohen nevojat e tyre themelore”, tha zëdhënësi Stefan Dizharik.
Pothuajse të gjithë 2.4 milionë banorët e Gazës tashmë janë zhvendosur të paktën një herë që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor 2023 dhe armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 19 janar.
Në një deklaratë të përbashkët, krerët e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e çështjeve humanitare, Tom Fleçer, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus, UNICEF, Ketrin Rasell dhe Programit Botëror të Ushqimit, Sindi Mekejn, i bënë thirrje botës që “të veprojë urgjentisht për të shpëtuar palestinezët në Gaza”.
“Populli i Gazës është edhe një herë i bllokuar, i bombarduar dhe i uritur, dhe për shkak të më shumë se një muaji të bllokadës izraelite, ushqimi, ilaçet dhe karburantet po grumbullohen në vendkalimet dhe qasja në strehimore dhe pajisjet e nevojshme është bllokuar”, thanë liderët.
Ata theksuan se pretendimet se ka mjaft ushqim për të ushqyer palestinezët janë larg nga e vërteta.
“Në Gaza, ne jemi dëshmitarë të një aksioni ushtarak që tregon mospërfillje flagrante për jetën njerëzore”, thuhet në komunikatë.