Kasami: Ka gatishmëri nga një parti opozitare për t’u bashkuar me Qeverinë

Sot, lideri i Levizjes Besa dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë pyetjeve të gazetarëve ka sqaruar se ka gatishmëri nga një parti politike opozitare për t’u bashkuar me Qeverinë. Megjithatë, ai nuk ka zbuluar ende emrin e partisë opozitare që ka shprehur interesin për një koalicion të mundshëm.

Kasami theksoi se ky zhvillim është një hap pozitiv për forcimin e stabilitetit politik dhe për të siguruar një qeverisje më të mirë për qytetarët. Ai gjithashtu njoftoi se detaje të mëtejshme dhe emri i partisë do të bëhen të ditura në një moment të ardhshëm, pas përfundimit të disa konsultimeve brenda partive përkatëse.