Kambovski: Kemi kërkuar mbikëqyrje të lëndës për aktgjykimin për Teodorën, do të reagojmë nëse ka lëshime
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, në deklaratë tha se kanë kërkuar mbikëqyrje në lëndën me aktgjykimin për Teodora Ristevskën, e cila është shkelur në një aksident trafiku në Tetovë. Ai thekson se nëse ka lëshime, do të reagojnë.
“Menjëherë kërkuam të shohim se çfarë po ndodh, lënda është kërkuar dhe duhet të na dërgohet. Do të bëjmë mbikëqyrje dhe nëse ka lëshime do të reagojmë, nëse gjithçka është në rregull, do të kumtojmë”, tha ai.
Pas aksidentit të trafikut në gusht të vitit 2022, autori i cili shkeli 22-vjeçaren Teodora, fillimisht u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Gjykata e Apelit ia uli dënimin në dy vjet, por Gjykata Supreme i shfuqizoi gjykimet dhe e ktheu rastin për rigjykim. Gjykata në Tetovë dje sërish e dënoi me dy vjet burg autorin.
Gjykimi shkaktoi reagime të fuqishme në opinion, me shumë persona të cilët shprehën pakënaqësi dhe zemërim në rrjetet sociale, duke besuar se dënimi ishte shumë i butë. Familja e Teodorës është thellësisht e zhgënjyer nga gjykimi. Në mënyrë shtesë, gjyqtari Elvedin Ferati u kritikua për shkak të dyshimeve për “integritetin e tij për gjoja korrigjimin e notave të tij në Universitetin e Tetovës me shlyerje”.
Inspektorati shtetëror i arsimit, vitin e kaluar, sip thuhet, “gjeti parregullsi në notat e tij, gjë që solli deri në parahetim nga Prokuroria Publike e Shkupit”.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që të rishqyrtojë punën e gjyqtarit. Reagimin nga Këshilli Gjyqësor e ka kërkuar edhe ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka komentuar gjykimin, duke theksuar se besimi i qytetarëve në gjyqësor është shumë i ulët.