Kallëzim penal për shkupjanin, dyshohet se si menaxher i një kompanie ka vjedhur rrymë në vlerë të mbi 9 milionë denarëve
Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka parashtruar kallëzim penal kundër një kompanie dhe ndaj personit V.P. (50) nga Shkupi, menaxher i kompanisë. Nga SPB-Manastir thonë se ai dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike.
“Personi juridik i paraqitur në periudhën prej datës 01.02.2024 deri më 17.01.2025, pa pëlqimin e operatorit përkatës të sistemit, duke anashkaluar pajisjet matëse, duke marrë energji elektrike pa paguar për të, ka fituar përfitim pasuror kundërligjor prej 9.300.955 denarë”, thonë nga SPB-Manastir.