Kallëzim penal kundër tre personave nga Gjevgjelia për kontrabandim me emigrantë

Sektori për krim ndëkufitar, migrime, të huaj dhe ripranim Gjevgjeli ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave D.T.(32), U.K.(24), L.A. dhe V.T.(50), të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale “kontabandim me emigrantë”.

Siç informuan sot nga MPB-ja, më 17.04.2025 në cilësinë e udhëheqësit, i pandehuri i parë në zonën e Gjevgjelisë ka pranuar katër migrantë, prej të cilëve njëri ka qenë fëmijë nga Kina dhe ia dorëzuar të pandehurit të dytë.

“E pandehura e tretë, nëna e të pandehurit të parë, gjatë kryerjes së krimit përmes telefonit u ka dhënë informata për lëvizjes e patrullave të policisë. Një gjykatës i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, të pandehurve të parë dhe të dytë u është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa të pandehurit të tretë masë arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.