Kallas nga Tirana: Nuk ka ecuri Kosovë-Serbi, pa normalizim! Nesër në Bosnjë Hercegovinë për të qetësuar situatën
Kaja Kallas vlerësoi Shqipërinë si një partner të fortë në përputhje me linjat e BE dhe për bashkëpunimin rajonal. Në krah të kryeminsitrit Rama në Tiranë, ajo tha se vendi ynë është i dobishëm për të patur një mjedis të sigurt në Bosnjë Hercegovinë dhe rajon.
“Shqipëria është një partner i fortë i BE jeni në përputhje të plotë me politikën e sigurisë së BE. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE-së. Jeni të vlefshëm e dobishëm sa i përket bashkëpunimit në rajon për të patur një mjedis të sigurt në Bosnjë Hercegovinë. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dy palët jemi të angazhuara për të fuqizuar marr me Shqipërinë”.
LEXO EDHE:
Përgatitja e seancës konstituive, fillon takimi i Konjufcës me përfaqësuesit e partive politike
Sa i takon dialogut Kosovë Serbi, Kallas theksoi se “ajo që është e rëndësishme në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve”.
Gjatë vizitës së saj treditore në Ballkan, Kallas nesër do të vizitojë Bosnjë Hercegovinën, ku siç tha ajo do të takohet me palët për të qetësuar situatën.
“Unë do të shkoj në Bosnjë dhe do të takohem me palët atje në mënyrë që të qetësohet situata”