Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në komunikatët e të martës njoftuan se sulmuan në lagjen Dahyie bastion të islamistëve në Bejrut ku u eliminua koordinatori i operacioneve për vasalët e tjerë terroristë të Iranit, Hamas, transmeton Gazeta Metro.
Operacioni i përbashkët i agjencive izraelite të inteligjencës Mossad e Shin Bet, me forcat ajrore rezultoi me eliminimin e eprorit terrorist, anëtar i forcës klandestine Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit mëngjesin e të martës.
More footage of the Israeli airstrike on the southern suburb of Beirut targeted Hassan Bdeir, Hezbollah’s coordinator for Palestinian affairs. He has been eliminated pic.twitter.com/iqs6nruY0M
— IdostandwithIsrael🇮🇱 Israel news (@idostandwithIL) April 1, 2025
Sipas komunikatës së IDF ata sulmuan një terrorist të Hezbollah i cili “rishtas drejtonte dhe asistonte operacionet e Hamas”.
Njoftimi doli të martën disa orë pasi ministria libaneze e shëndetësisë njoftoi se së paku tre persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur në njs sulm ajror izraelit në Bejrut.
Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se burime nga Hezbollah u kishin konfirmuar se shënjestra e sulmit ishte Badir.
Badir ishte i njohur si operativ i krahut famëkeq klandestin të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Forcës Quds, dhe ishte i afërt edhe me ish udhëheqësin e eliminuar të asaj dege, Qaseem Soleimani./gazetametro.net