Izet Mexhiti: BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti, tani kërkon edhe Taravarin, por VLEN do të fitojë zgjedhjet lokale

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma kritikoi BDI-në për përpjekjet e saj për të grumbulluar sa më shumë parti rreth vetes në prag të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe Arben Taravari

“BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti politike. Pas Selës, Dudushit dhe të tjerëve, tash e kërkon edhe Taravarin që të jenë konkurrentë në skenën politike e në veçanti në zgjedhje lokale,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se BDI, që gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhjet lokale, tani po kërkon përkrahje më të gjerë. “Asnjëherë nuk ka ndodhur që BDI të shkojë si koalicion në zgjedhje lokale, çdoherë ka shkuar e vetme. Por unë me plot bindje e them se VLEN do të jetë fitues absolut në zgjedhjet lokale,” u shpreh Mexhiti.