Interi mposhtet nga Bologna, bën hap fals për titull

Interi mposhtet nga Bologna, bën hap fals për titull

Interi ka pësuar një goditje të rëndë në garën për titullin e kampionit në Serie A, për këtë sezon.

“Neroazzurët” janë mposhtur nga Bologna në udhëtim.

Ishte një gol i shënuar nga Riccardo Orsolini, në minutën e 93-të të ndeshjes.

Me këtë humbje, Interi mbetet në 71 pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e dytë.

Ndërsa, Bologna me këto tri pikë, shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e katërt – momentalisht.