I shkaktoi dhunë fizike e psikike dhe kanosi gruan – policia i sekuestron llapjanit një armë zjarri me 50 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Podujevë.

Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.