Haradinaj e quan veprimin e Limajt të turpshëm: AAK-ja angazhohet që opozita ta krijojë qeverinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi ashpër qëndrimin e Nismës pas zgjedhjeve, duke thënë se veprimet e këtij subjekti politik për të mbështetur pushtetin përbëjnë një ndarje të turpshme nga AAK-ja, sipas tij, të dyja partitë kishin kërkuar votën qytetare për ndryshim, ndërsa sjellja e Nismës pas zgjedhjeve ka shkuar në drejtim të kundërt.

S’kam komunikim nga intervista e famshme e fundit e z.Limaj. Ka qenë shumë i vështirë pra krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Ka qenë i parakohshëm. Edhe…nëse Limaj edhe NISMA mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje mjaft e turpshme, për shkak se kemi kërkuar votë për ndryshim, edhe sjellja e tyre, veprimi i tyre është mjaft i turpshëm.

Haradinaj tha se AAK-ja angazhohet që opozita ta krijojë qeverinë, ndërkaq theksoi se në parim, do ta votojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Ne në princip votojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit, kuptohet do të bëjmë konsulta të ndërsjella edhe me partitë e tjera opozitare, pra me PDK edhe LDK, por besoj që konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve, më pastaj pra sikur se ju e dini, Aleanca angazhohet dhe punon që qeverinë ta krijon opozita, pra në rast të pamundësisë, mos-krijimit të shumicës nga pozita, angazhohemi që ta krijojmë qeverinë nga opozita”, shtoi Haradinaj.