Guardiola thyen heshtjen dhe tregon se kush e mori vendimin për largimin e De Bruyne

Kevin de Bruyne ka vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit pas 10 viteve qëndrim në klubin anglez.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se vendimi në lidhje me largimin e mesfushorit Kevin De Bruyne është marrë nga klubi.

“Vendimi u mor nga klubi. Klubi duhet të ecë përpara. Përputhja e këtyre shifrave sërish do të jetë e vështirë, por ne duhet të gjejmë cilësi të ndryshme”.

“Ne do të shohim se si ekipi e përfundon sezonin. Ai është lojtari i vetëm të cilit i skadon kontrata – të gjithë të tjerët janë të lidhur me kontratë. Ne nuk kemi vendosur se çfarë do të ndodhë më pas”.

“Klubi i dha gjithçka për Kevin De Bruyne, por ai na dha gjithçka neve. Do të jetë shumë bukur të shikojmë pas në këto vite – është e paharrueshme. Kohët e mira dhe madje edhe ato të këqija”, tha Pep Guardiola.

De Bruyne ka qenë me Manchester Cityn që nga vera e vitit 2015, duke u bashkuar nga Wolfsburg për 76 milionë euro.

Ai ka fituar 18 trofe me klubin gjatë qëndrimit të tij në Etihad Stadium.