Gjykata e apelit në Shtip solli vendime rreth ankesave për masat lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan

Gjykata e Apelit në Shtip kumtoi se kanë përfunduar procedurat rreth ankesave të parashtruara ndaj vendimeve për paraburgim lidhur me rastin me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Nga gjithsej tetë lëndë, në shtatë raste ankesat janë refuzuar si të pabaza, ndërsa vendimet e Gjykatës themelore në Koçan janë konfirmuar.

Vetëm në një rast, ankesa e të akuzuarit E.M. është pranuar, me ç’rast vendimi i shkallës së parë për paraburgim është tjetërsuar dhe zëvendësuar me masë arrest shtëpie, së bashku me masa shtesë të kujdesit.

Ankesat e tjera – parashtruar nga K.B., N.I., R.Ç.D., M.S., M.GJ. dhe R.D. janë refuzuar, ndërsa masat e paraburggimit apo arrestit shtëpiak mbeten në fuqi.

Gjykata e Apelit në Shtip dje kumtoi se veprojnë rreth 17 ankesave për masa të shqiptuara “paraburgim”, “arrest shtëpiak” dhe masa kujdesi parashtruar nga persona të prëfshirë me hetimin për zjarrin. Tre ankesa kanë arritur të premten, ndërsa dje 14 ankesa.

Në hetimin për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi më 16 mars të këtij viti, në të cilin jetën e humbën 62 persona, janë të dyshuar 68 persona fizik dhe tre juridik.