Gjashtë të lënduar në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në Korenë e Jugut

Të paktën gjashtë persona janë lënduar pasi një nxënës i armatosur me thikë ka goditur disa persona në një shkollë të mesme në Korenë e Jugut, njoftoi “Indipendent”.

Nxënësi, i cili ishte regjistruar në një program arsimi special për shkak të aftësive intelektuale të kufizuara, ka sulmuar mësuesit dhe stafin e shkollës në një shkollë në Cheongju, rreth 110 kilometra në jug të Seulit, sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap.

Nuk ka pasur të lënduar nxënës. Viktimat, përfshirë drejtorin, janë transportuar në spitalin lokal me lëndime nga më të lehtat deri në ato serioze, përfshirë në fytyrë, bark dhe pjesë të tjera të trupit. Asnjë nga viktimat nuk është në rrezik për jetën.

Studenti 18-vjeçar ka shpëtuar dhe ka ikur në një park pranë liqenit, ku është hedhur, sipas mediave lokale.

Një kalimtar me mbiemrin Kim ka pësuar lëndime në kokë pasi është takuar me studentin gjatë arratisjes së tij.

I dyshuari është shpëtuar nga një liqen akumuloz brenda 12 minutash pas sulmit dhe është transportuar në spitalin lokal, njoftoi policia e Cheongju.

Ata gjithashtu njoftuan se janë duke hetuar motivin e sulmit.