Në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, të organizuar nga SELDI dhe MCMS, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Zëvendëskryeministri Fetai, theksoi se korrupsioni përbën kërcënim serioz për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional, duke përmendur se vetëm 18 për qind e masave të planifikuara antikorrupsion janë zbatuar gjatë vitit të kaluar. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët dhe përpjekje të reja, pavarësisht uljes së mbështetjes ndërkombëtare, përfshirë edhe nga USAID dhe IRI.
Fetai njoftoi rifillimin e dialogut të strukturuar ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile, përmes krijimit të Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe përfshirjen e një përfaqësuesi të saj me të drejtë vote në Trupin Ndërsektorial për koordinimin e luftës kndër korrupsionit.
“Demokracia kërkon një shoqëri civile të fortë dhe të angazhuar,” deklaroi Fetai, duke riafirmuar përkushtimin e palëkundur të Qeverisë për integrimin evropian dhe sundimin e ligjit.
“Pa një gjyqësor të pavarur, prokurorë me integritet dhe gjyqtarë të paanshëm, nuk mund të ketë as luftë efektive kundër korrupsionit, as integrim të suksesshëm në BE. Transparenca dhe drejtësia nuk janë luks – ato janë zgjedhje morale dhe politike.”, përfundoi Fetai.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- MASH: Studentët mund të aplikojnë për subvencione për ushqim deri më 5 shkurt
- Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës, punonjësit zhvendoset në Tiranë dhe Fier
- Dy persona të arrestuar në Manastir, u sekuestrua dr’ogë
- Bastisje në Manastir, gjendet drogë, dy persona arrestohen
- Vajza nga Tirana në dosjet Epstein, aplikoi për punë si asistente personale
- Tragjedi në Gllumovë të Shkupit: Vajza 10-vjeçare plagoset rëndë nga plumbi qorr në oborrin e shtëpisë së tij
- BDI alarmon: Nga 40 në 17, bie përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat Drejtues në Shkup
- Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”
- Kolona të gjata nga Maqedonia e Veriut për hyrje në Kosovë, pritje deri në një orë
- LSDM: Skandal i madh, droga kaloi kufirin për në Serbi pa u vërejtur nga askush