Sot u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit, e cila u kryesua nga Zëvendëskryeministi i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.
Në këtë takim të rëndësishëm, fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas, Zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve Nicole Varnes dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl.
Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile konfirmon vendosmërinë tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin – një dukuri që e mbyt shoqërinë dhe pengon përparimin e vendit tonë.
Gjatë diskutimeve u theksua zbatimi i ulët i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit, me vetëm 18% të aktiviteteve të planifikuara të realizuara në vitin e kaluar. Po ashtu, u trajtua përmbajtja e projektligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe nevoja për ndryshime në Rregulloren e Trupit Ndërresorial, me qëllim të sigurimit të: koordinimit më efikas ndërinstitucional, monitorimit të rregullt të progresit, identifikimit të hershëm të ngecjeve, dhe përshpejtimit të përpjekjeve të përbashkëta kundër korrupsionit.
Korrupsioni është një emergjencë kombëtare. Status quo-ja ka marrë fund,theksoi Zëvendëskryeministri Fetai para të pranishmëve duke shtuar se përmes veprave konkrete, do të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin.
“Do të punojmë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me partnerët ndërkombëtarë dhe me shoqërinë civile për të ndërtuar një front të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit – duke sjellë rezultate të prekshme dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve tanë”, premtoi Fetai.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Safe City”, vetëm dje ka kapur 64 shoferë që kanë kaluar në semafor të kuq, shuma e dënimeve 16.000 euro
- Ryshfet për fondet IPARD! Prokuroria dorëzon aktakuzë për disa të akuzuar
- “Atë ditë në Izbicë s’ka pasë dasëm, por janë masakruar 137 veta”, familjari i zhgënjyer me uljen e dënimit ndaj Alidemajt
- Siljanovska-Davkova në Samitin Botëror të Laureatëve: Në shkencë nuk ka shtete të vogla dhe të mëdha, por vetëm ide të vogla dhe të mëdha
- Nuk do të ketë tatim retroaktiv, do t’u dilet në ndihmë qytetarëve nga jashtë, sqaroi Petrova
- Azem Vllasi zbulon kush e vrau Jusuf Gërvallën, ja kush ishte ekzekutori
- Policia e Kosovës me njoftim për qytetarët që udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut
- A mund të ‘eliminohet’ Lista Serbe nga Vetëvendosja?
- Rrëshqitje e rrezikshme gurësh në rrugën Gradsko-Veles
- Lloga: Qeveria VMRO-VLEN e bllokoi provimin e jurisprudencës në shqip