Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, morën pjesë në një aktivitet festiv për shpërndarjen e librave për nxënësit e vitit të parë në gimnazin “Sami Frashëri” dhe Shkollën Teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë.
Ky aktivitet është pjesë e një nisme më të gjerë të ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, përmes së cilës janë siguruar 4,200 libra të letërsisë botërore. Donacioni synon që çdo nxënës i vitit të parë në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në të gjithë vendin të pajiset me nga një libër.
Kjo nismë ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, pasurimin e bibliotekave shkollore dhe zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativitetit te të rinjtë shqiptarë.
Zëvendëskryeministri Fetai falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, me theks të veçantë për zëvendësdrejtoreshën znj. Shpresa Selimi, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për formësimin intelektual të gjeneratave të reja.
Aktivitetet e shpërndarjes së librave do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në shkolla të tjera në nivel vendi, në kuadër të kësaj nisme gjithëpërfshirëse për fuqizimin e edukimit dhe kulturës ndërmjet të rinjve shqiptarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Ne jemi i vetmi shtet që zbaton politika proaktive dhe masa në kohë, prandaj kemi inflacionin më të ulët dhe rritjen më të lartë të PBB-së
- “Ma keni vënë jetën në rrezik” – Ish-kryeprokurorja e Pejës fajëson KPK-në pas suspendimit, thotë se po paraqitet si dorasja e Arlindës
- Fazliu: Arkini Jahiji duhet të përkrahet në Bërvenicë, por paraprakisht ta heqe siglën partiake
- Mickoski: I mbrojmë interesat shtetërore dhe përballemi mjaft me sukses me krizën energjetike, por e gjithë kjo duhet të jetë më intensive
- PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës
- Sela: Taravari përçau partinë, për një shtëpi nga BDI
- Vetëm dy javë pezullim, rikthehen në detyrë efektivët e dyshuar për therjen e këmbës së qytetarit gjatë protestës
- Maqedonia po mbetet pa fëmijë: Shkupi kryeson, Lindja në alarm me vetëm 1,16 lindje për grua
- Humbja e Vuçiç/ Lëvizja studentore në Serbi kërkon dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe gjyqësorit
- Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve