Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, morën pjesë në një aktivitet festiv për shpërndarjen e librave për nxënësit e vitit të parë në gimnazin “Sami Frashëri” dhe Shkollën Teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë.
Ky aktivitet është pjesë e një nisme më të gjerë të ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, përmes së cilës janë siguruar 4,200 libra të letërsisë botërore. Donacioni synon që çdo nxënës i vitit të parë në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në të gjithë vendin të pajiset me nga një libër.
Kjo nismë ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, pasurimin e bibliotekave shkollore dhe zhvillimin e mendimit kritik dhe kreativitetit te të rinjtë shqiptarë.
Zëvendëskryeministri Fetai falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, me theks të veçantë për zëvendësdrejtoreshën znj. Shpresa Selimi, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për formësimin intelektual të gjeneratave të reja.
Aktivitetet e shpërndarjes së librave do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në shkolla të tjera në nivel vendi, në kuadër të kësaj nisme gjithëpërfshirëse për fuqizimin e edukimit dhe kulturës ndërmjet të rinjve shqiptarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike
- Fatmir Izairi braktis BDI-në
- Ukë Rugova për Presidenten Osmani: Është një Rugoviste
- VMRO: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM-ja
- 5 tonë drogë u kapën në pronën e zyrtarit të partisë së Vuçiqit, presidenti serb thotë se shteti nuk qëndron pas këtij rasti
- Toshkovski: Deri ora 20:00 kamera sot ka kapur 500 shkelje në trafik, fillim i suksesshëm i projektit “Qytet i Sigurt”
- Gzim Dauti u zgjodh kryetar Dega Bogovinë-PDSH
- Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt
- Kreu i Preshevës Ardita Sinani: S’është faji i Maqedonisë, për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc
- Ish-sekretarit të KiE-së që angazhohej kundër Kosovës i zbulohen mesazhet me Epsteinin