Sonte në ora 20.00 ka nis takimi i liderëve të VLEN-it i thirrur edhe Arben Taravari. Siç raportoi TS Taravari kishte refuzuar takimin, por në këtë takim kishin konfirmuar Arben Fetahu dhe Halil Snopçe, por as këta dy nuk janë në takim. Në takimin ku janë liderët e VLEN-it është Arben Halili dhe Blerand Ramadani nga ASH-ja.
Ky takim pritet të jenë me tona të nxehta pas përplasjeve të fundit mes ASH-së dhe tre liderëve tjerë. Portali TS gjatë ditës ka raportuar se sonte ose brenda javës Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi do të marrin vendim që ASH-në dhe Arben Taravarin ta largojnë nga koalicioni VLEN.
Në lidhje me këto sonte qëndroni me TetovaSot dhe TS për ngjarjet më të fundit në mbledhje që do të mbahet sonte në ora 20.00./TS/