Evropa po përgatit një përgjigje ndaj Trump, shtëpia e Bardhë: 50 vende na kontaktuan, duan negociata
Komisioni EVROPIAN do të miratojë kundërmasa javën e ardhshme në përgjigje të tarifave amerikane për importet e aluminit dhe çelikut, ndërsa përgjigja ndaj vendosjes së tarifave për makinat dhe tarifave 20 për qind për një numër të madh produktesh do të vijë pas analizave dhe konsultimeve me shtetet anëtare.
Më 2 prill, presidenti amerikan Donald Trump shpalli luftë tregtare në të gjithë planetin dhe shpalli tarifa, minimumi 10 për qind për të gjithë dhe tarifa akoma më të larta për rreth 60 vende, të cilat do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 9 prill. Ai vendosi tarifa 20 për qind për Bashkimin Evropian dhe 34 për qind për Kinën. Mbetet e paqartë nëse tarifat e shpallura do të mbeten të përhershme apo janë pjesë e një taktike për të fituar koncesione. Trump tha se tarifat do t’i jepnin atij “fuqi të madhe negociuese”.