Edona Llalloshi regjistrohet si deputete, ka një premtim publik

Edona Llalloshi është regjistruar si deputete në kuvend.

Për media deklaroi se sot është një ditë e jashtëzakonshme.

Gjithashtu premtoi se do të japë maksimumin për vendin e komunitetin artistik.

“Unë jam shumë e lumtur. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për mu dhe familjen time. Do të presim ditët në vazhdim, përgjigjen për momentin tjetër nuk kom. Do të mundohem maksimumin me e dhanë për vendin, për komunitetin artistik, artin, kulturën në përgjithësi”, tha ajo.