E gjithë VV’ja në një sallë me Kurtin, raportohet se ka pasur duartrokitje aty – A i ka siguruar numrat partia për Albulena Haxhiun?

Gazetarët të cilët po qëndrojnë brenda sallës së Kuvendit, kanë raportuar se me ardhjen e Kurtit në Kuvend janë mbledhur e gjithë VV’ja në sallën e Grupit Parlamentar të VV’së, e ku aty janë dëgjuar duartrokitje nga ta, transmeton Periskopi.

Ndryshe, VV ka konfirmuar se Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare Kuvendi, teksa opozita ka thënë se do të votojnë kundër.

Herën e fundit, partia më e madhë mori 57 vota ku edhe nuk kaloi propozimi i tyre për kryetar Kuvendit.

A i ka siguruar Kurti edhe 4 vota nga e shtune deri më sot, mbetet të shihet.