Dua Lipa në ndeshjen Arsenal – Real Madrid, prodhon lajm për mediat e famshme sportive

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka rënë në sy të mediave ndërkombëtare.

Kësaj here jo për një këngë të saj, por me prezencën e saj në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajo është parë prezente në ndeshjen Arsenal – Real Madrid, pas fotove të saj të postuara nga mediat e mëdha sportive të ndryshme.

Arsenali po fiton 3-0 ndaj kampionit në fuqi, me dy gola të Declan Rice dhe një të Mikel Merinos.