Djali i Trump sërish në Beograd, Vuçiç zbulon ushqimin që do të hanë për darkë: Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti dhe kocë
Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd brenda një periudhë të shkurtër kohe. Herën e fundit ai ishte në 11 mars.
Vëtë Vuçiç ka bërë një postim në Instagram, ku ka zbuluar edhe ushqimin që do të hanë së bashku në një darkë posaçërisht për Donald Trump Jr.
“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr….Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti dhe kocë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.