Digjen pesë vetura në afërsi të Spitalit Psikiatrik në Bardovcë

Pasditen e djeshme ka shpërthyer zjarr në një parking me vetura të vjetra prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovci.

Zjarrfikësja e Shkupit njoftoi se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali.

“Zjarri është shuar.

Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin pjesë”, tha Zjarrfikësja.