Detaje për aksidentin tragjik pranë Dibrës: Humb jetën burri nga Tetova, gruaja e tij dërgohet në Spitalin e Tetovës
🔴Aksident tragjik pranë Dibrës: Një familje nga Tetova përfshihet në aksident, një person humb jetën një tjetër lëndohet rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte afër Dibrës, ku është përfshirë një familje nga Tetova që po kthehej nga Shqipëria.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, në aksidentin e rëndë dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.
Sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një burrë nga Tetova, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Zvicër. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.
Gruaja e tij, e cila gjithashtu ndodhej në veturë, ka mbijetuar, por ka pësuar lëndime dhe është transferuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po trajtohet nga mjekët.
Autoritetet janë ende në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.