Degradimi vlerave të qytetrimit

Nexhat Bexheti

Poqese i shqyrtojmë rrënjët e thella të prapambetjes sonë konstante në rrjedhat e progresit universal,atëherë sipas postulateve të socialpsikologjisë del se janë botkuptimet dhe veprimet antisociale ata që na kanë katandisur në zgafelën e mjerimit social me gjithë reperkusionet negative në statusin tonë kombëtar.Kjo parasegjithash mund lehtë të shihet dhe përjetohet nëpër situatat e ndryshme sociale në të cilat manifestohet një raport denigrues interpersonal me prapavijë keqdashëse,ku urretja dhe diskualifikimi i të tjerëve mbisundon ndjenjen a ngrohtë njerezore.Kësisoji,është krijuar dhe instaluar një rrymë e ftohtë interpersonale nëpër familjet, shkollat,fakultetet dhe mjediset tjera publike,në të cilat sjellja antiqytetare ka zaptuar deri në grykë frymën e mirëkuptimit dhe relacioneve miqësore,ashtu siç është në botën e civilizuar.Për më tepër në ambientet autoktone shqiptare kundërmon trahoma e rëndë bizantine,në të cilat emërues i përbashkët është korupcioni,diskriminimi, dhe ndjenja e hakmarrjes në vend të vlerave të mirëfillta qytetare;siç janë kultura okcidentale,shteti demokratik dhe shoqëria e individëve të barabart para ligjit.Pra,përderisa ne të tjerët i venerojmë dhe trajtojmë përmes okularit të interesave personale,duke ngjeshur trastën e pafund të orekseve egoiste,gjendja e jonë sociale nuk do të përmirësohet,përkundrazi,ajo dita ditës do të përkeqsohet duke na u përsëritur me një intensitet edhe më tmerues tragjeditë kombëtare,vrasjet për arsye banale,por si tragjedi kombtare ndodh vrasja e femrave.Sidoqoftë,nuk është ende vonë të revidojmë kodeksin e pikpamjeve dhe performancave disociale në funksion të ngritjes së nivelit të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror,nga përkushtimi më i denjë i instucioneve me program edukativo kulturor qeveria të ndajë mjete shtesë për shoqatat kulturore,sidomos me përmirësimin e programeve shkollore të cilat janë bë demode sepse janë vjetruar nuk i ndjekin ndryshimet e kohës.Me këto sygjerime me siguri do të hapeshin gjërë e gjatë shtigjet drejt vendeve të zhvilluara perendimore.
Apokaliptike janë sjelljet të cilat lehtë i hasim në rugë apo në evinementet tjera ku grumbullohen të rinjtë duke komunikuar me fjalor denigrues ku çdo e dyta fjalë është fyerje,sharje,fjalor i cili nuk i përket kulturës sonë tradicionale,kjo antivlerë ndoshta reflektohet nga mungesa e afërsisë së prindërve me fëmijët,sepse prindët e kohës demokratike janë të përkushtuar nga komercializimi i jetës,e kanë shitur edhe kulturën bazike familjare,komercializmi e përmbysën familjaren.E njohur është se prindërit nuk e dijnë se ku rinë fëmijët e tyre në orët e vona,e keqja është se edhe nuk kërkojnë nga fëmijët llogari për vonesat e pasmesnatës.
Kultura qytetare duhet të kuptohet si rregullator dhe atribut i mirësjelljes njerëzore në netvorkun social,parasheh që të respektohen kodekset e qytetrimit botror,por sidomos edhe kultura tradicionale Shqiptare.
Kërkohet mobilizim familjar dhe i institucioneve edukatiovo arsimore.