Çmimet e arit rriten në nivele të reja ndërsa tregjet presin tarifat e Trump

Çmimet e arit u rritën sot në një nivel të ri prej 3,128.06 dollarë për ons, ndërsa bota pret një raund të ri tarifash amerikane, duke përfshirë tarifat 25 për qind për të gjitha makinat e prodhuara jashtë Shteteve të Bashkuara, të cilat do të hyjnë në fuqi më 2 prill.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e ka shpallur 2 prillin si “Ditën e Çlirimit” dhe pritet që presidenti amerikan të shfrytëzojë këtë rast për të shpallur planin e tij për tarifat reciproke.

Çmimet e arit janë rritur me 18 për qind vetëm që nga fillimi i vitit 2025 dhe pritet të vazhdojnë të rriten, raporton Reuters.