Çifti nga Kërçova ndërruan jetë mbrëmë në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Trapçindoll

Çifti nga Kërçova Hadi dhe Besa Emini janë çifti nga tre personat që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm tragjik në rrugën Gostivarë – Kërçovë, në afërsi të fshatit Trapçindoll, transmeton Zyrtare.net

Për ndarjen nga jeta të tyre me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Shitovë, Shefik Azizi.

Postimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe te ai do të këthehemi.
Mbrëmjen e djeshëme fshati Shitovë, u errë dryshe prej ditëve tjera me dhimbje të thell.Një tragjedi që na ka lënë pa fjalë… Në një aksident të rëndë, humbën jetën dy të rinj të dashur,nga fsh.Shitovë Hadi dhe Besa Emini — prindër të tre fëmijëve të vegjël. U ndanë nga kjo botë shumë shpejt, por kujtimi i tyre do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona. Zoti i shpërbleft me xhennet.

Zoti zbriti mëshirën e Tij mbi tre fëmijët e mitur dhe gjyshen, duke i mbrojtur në këtë tragjedi. Lutemi nga zemra për shërimin e tyre të plotë, për forcë në trup e në shpirt, dhe për dritë në çdo hap që do të bëjnë nga tani e tutje. Urojmë që jeta të gjejë sërish një dritare shprese për ta dhe që dashuria e përjetshme e Hadiut dhe Besës t’u japë fuqi në rrugën përpara”, ka njoftuar Azizi.