Borë në veri të Shqipërisë, policia: Automjetet të pajisen me goma dimërore

Policia e Shtetit apeloi sot drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për shkak të përkeqësimit të motit kryesisht në Dibër, Kukës e Shkodër.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera.

Policia thekson se është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore.

Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës”, thekson Policia.