Boka: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë objektiv dhe i bazuar sipas meritave

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë objektiv dhe i bazuar sipas meritave. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend-kandidat që nga viti 2025 dhe besoj se vendi i duhur i vendit duhet të jetë BE-ja. Shpresoj që mosmarrëveshja ekzistuese dypalëshe me Bullgarinë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa Hungaria është në dispozicion për të dy palët për të ndihmuar në këtë, deklaroi sot ministri hungarez për Çështje Evropiane, Janosh Boka, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Ai këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për procesin eurointegrues të vendit, në kuptimin e ndryshimeve kushtetuese dhe kërkesën e Shkupit për garancion se ato janë kushti i fundit, që do të vendosej nga Sofja.

Lidhur me paralajmërimit e Londrës se qëndrimi BE-së mund të çojë në destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Boka theksoi se beson se edhe për Mbretërinë e Bashkuar edhe për BE-në me interes më të lartë është stabiliteti i rajonit dhe shtoi se beson se BE-ja do t’i ndërmarrë të gjitha hapat të cilat janë në dispozicion për stabilitetin e rajonit.

“Hungaria edhe si anëtare e BE-së edhe gjatë presidencës po punon drejt riaktivizimit të procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor, në perspektivën evropiane të rajonit, sepse kjo është garancia më e mirë për stabilitetin”, tha Boka para se të marrë pjesë në hapjen e ligjëratës në Univeristetin e Shkupit, ku merr pjesë edhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov.

Ai e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë e Maqedonisë, si dhe mbështetjen e madhe që Hungaria ia jep vendit në rrugën evropiane. Edhe më tej, shtoi ai, Hungaria do të ofrojë të5rë ndihmën, si dhe udhëzimet, për të ndihmuar në procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministrja Trajkov tha se Qeveria që nga fillimi i mandatit bëri me dije se qëllimi kryesor dhe primar do të jetë rruga evropiane.

“Kjo do të thotë se gjithçka që mund të ndihmojë në procesin e integrimit evropian të vendit, ne absolutisht do ta mbështesim. Kështu ishte edhe ofensiva diplomatike që filluam, ende është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kjo është një gjë për të cilën kemi folur për një kohë të gjatë, por edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat janë prioriteti ynë kryesor”, theksoi Trajkov, e cila e informoi Bokan se Ministria po punon me përkushtim për Agjendën e reformave.

Në diskutimin e hapur të titulluar “Si ta bëjmë Evropën përsëri të madhe?” marrin pjesë edhe ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, prof.dr. Vasko Naumovski dhe ambasadori, Marjan Gjorçev.