Bilall Kasami: Opozita nuk i ka as 21 deputetë

Me daljen e ASh-së nga VLEN, a do të thotë se VLEN tanimë do të ketë 9 deputetë e kurse si opozitë do të jenë 22 deputetë?

Për këtë në Click Plus ka folur Bilall Kasami.

Ai tha se opozita nuk i ka as 21 deputetë dhe sqaroi pse.

“A i bie se VLEN ka 9 deputetë e kurse opozita 22?
Jo, jo… Formalisht as opozita s’i ka 22.
Sa i ka?
Duhet ata ta tregojnë, por 22 s’i kanë.
21?
As 21 s’i kanë.
Matematikisht, deputetë shqiptarë janë 29. Tre janë komunitet turk. 18 janë të Frontit Europian dhe 14 të VLEN-it”, tha Kasami..