Bilall Kasami godet edhe Edi Ramën: Rama nëpërmjet Taravarit ndërhynë në punët e brendëshme të Maqedonisë (VIDEO)

Kreu i lëvizjes BESA, Bilal Kasami, pjesë e koalicionit VLEN, konfirmon përmes një deklarate se Edi Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë.

Sipas deklaratës së Kasamit për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, kryeministri shqiptar Edi Rama përmes Arben Taravarit po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë.

Kasami thotë se nuk ka asnjë shpjegim racional që VLEN në një situatë të tillë të ketë ndonjë komunikim dhe bashkëpunim me Ali Ahmetin dhe BDI-në, duke zbuluar se nga Tirana po vijnë kërkesa për bashkimin e faktorit shqiptar në Maqedoni.

“Do të jem më i drejtpërdrejtë kërkesa e Tiranës, e cila është edhe pjesë e shpjegimit se dëshiron të bashkojë faktorin shqiptar në Maqedoni dhe kjo nuk qëndron, sepse shqiptarët ishin në një situatë shumë më të vështirë në të kaluarën. Tirana nuk kishte asnjë interes të ndihmonte shqiptarët. Këtë e kam thënë edhe publikisht, në disa raste. Tirana zyrtare nëprmjet kryeministrit ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmeti dhe BDI. Shqiptarët janë më tepër se VLEN, BDI, BESA. Me një fjalë, nuk ka asnjë shpjegim racional për lëvizjen e Taravarit., tha Kasami në një prononcim për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.