Bexheti: Kjo perfaqeson një shembull konkret se si bashkëpunimi rajonal mund te sjellë rezultate të dukshme për qytetarët tanë
Zv. Ministri i Bujqësisë z. Flakron Bexheti i cili ishte i pranishem sot ne inagurimin e “One Stop Shop” në Bllacë, ka thënë: “Kjo pikë kufitare e modelit “One Stop Shop” është një hap domethënës drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
Funksionimi i pikës së perbashkët kufitare do të kontribuojë në thjeshtimin e procedurave doganore, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit ekonomik ne të dy anët e kufirit. Kjo perfaqeson një shembull konkret se si bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate të dukshme për qytetarët tanë”