Askush nuk mund t’i garantojë Maqedonisë së Veriut se nëse e ndryshon Kushtetutën tani, nuk do të ketë më pengesa në rrugën evropiane, tha komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve. “E kuptojmë që ndryshimi i Kushtetutës nuk është një pyetje e lehtë. Ne gjithashtu e kuptojmë se është shumë njerëzore dhe e kuptueshme që vendi juaj dëshiron të ketë garanci pas gjithçkaje që ka kaluar. Nuk mund të ketë garanci, por ajo që pres nga të gjitha shtetet anëtare kur ka çështje dypalëshe është që diskutimet të zhvillohen me mirëbesim dhe me vizion për të arritur një kompromis”, tha Kos. Ajo shtoi se gjithsesi Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes dhe sot ajo personalisht do të niset për në Sofje për t’u takuar me të gjithë politikanët bullgarë, dhe më pas do të kontaktojë edhe politikanët në Shkup.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët
- Romuni kapet me dy kavanoza marihuanë dhe LSD në pikën kufitare të “Dellçevës”
- Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
- Gërvalla e Sveçla në konferencë, protestë para qeverisë
- Fund koncesioneve për sallat sportive! Ristovski paralajmëron rikthimin e objekteve në shërbim të sportistëve
- Ishte nën kontroll të Vuçiq, RTS u kërkon falje shikuesve, Studentët nuk e pranojnë, kërkojnë dorëheqje
- Ajri i ndotur në Maqedoni, Rokas paralajmëron ndryshime të mëdha: BE-ja premton mbështetje!
- Mickoski: Jam pro qendrave të të dhënave, sepse ato janë e ardhmja, sot e gjithë bota e sheh zhvillimin e vet në këtë drejtim
- Pas fitores së studentëve, dyshime për shkatërrim dokumentesh në institucionet serbe, përfshi edhe Kosovën
- Mickoski: Ne jemi i vetmi shtet që zbaton politika proaktive dhe masa në kohë, prandaj kemi inflacionin më të ulët dhe rritjen më të lartë të PBB-së