Askush nuk mund t’i garantojë Maqedonisë së Veriut se nëse e ndryshon Kushtetutën tani, nuk do të ketë më pengesa në rrugën evropiane, tha komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve. “E kuptojmë që ndryshimi i Kushtetutës nuk është një pyetje e lehtë. Ne gjithashtu e kuptojmë se është shumë njerëzore dhe e kuptueshme që vendi juaj dëshiron të ketë garanci pas gjithçkaje që ka kaluar. Nuk mund të ketë garanci, por ajo që pres nga të gjitha shtetet anëtare kur ka çështje dypalëshe është që diskutimet të zhvillohen me mirëbesim dhe me vizion për të arritur një kompromis”, tha Kos. Ajo shtoi se gjithsesi Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes dhe sot ajo personalisht do të niset për në Sofje për t’u takuar me të gjithë politikanët bullgarë, dhe më pas do të kontaktojë edhe politikanët në Shkup.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tragjedi në Gllumovë të Shkupit: Vajza 10-vjeçare plagoset rëndë nga plumbi qorr në oborrin e shtëpisë së tij
- BDI alarmon: Nga 40 në 17, bie përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat Drejtues në Shkup
- Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”
- Kolona të gjata nga Maqedonia e Veriut për hyrje në Kosovë, pritje deri në një orë
- LSDM: Skandal i madh, droga kaloi kufirin për në Serbi pa u vërejtur nga askush
- Humbje e rëndë për deputetin Elmi Aziri, ndërron jetë nëna e tij
- Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
- Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike
- Fatmir Izairi braktis BDI-në
- Ukë Rugova për Presidenten Osmani: Është një Rugoviste