Pas tetë vitesh mungesë të plotë në skenën publike, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, më në fund ka shfaqur shenja jete politike.
Por për fat të keq, jo për të dhënë llogari para qytetarëve, por për të hedhur disa ide të paqarta dhe të shkëputura nga realiteti.
Sot, kur Çairi është në gjendjen më të rëndë të mundshme, ai mundohet të shpëtojë veten me manipulime dhe teori të kota.
Në vend se të merret me propagandë boshe, ai duhet të japë përgjigje konkrete përse qytetarët e Çairit ndihen të pasigurt në Komunën e tyre.
Brenda vetëm dy muajsh, katër qytetarë kanë humbur jetën – disa nga të shtënat me armë, disa nga aksidentet – dhe të gjitha këto janë pasojë direkte e politikës së tij të betonizimit të komunës.
Mbi 30 ndërtesa të mëdha të paligjshme janë lejuar gjatë mandatit të tij, pa asnjë kriter urbanistik, pa hapësira të gjelbra, pa vende parkimi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të Çairit.
Çdo ndërtesë e re është një kërcënim për sigurinë publike dhe për cilësinë e jetesës.
Mbasi më në fund doli në opinion pas 8 vitesh, mirë është të përgjigjet si u bë Çairi komunë e pabanueshme nga kaosi urban, nga papastërtia, nga mungesa e parkingjeve.
Këto janë pyetjet që duhet t’i përgjigjet Visar Ganiu.
Dhe mbi të gjitha, ai duhet të marrë përgjegjësi – politike, morale dhe ligjore – për pasojat që kanë sjellë politikat e tij të papërgjegjshme dhe të dëmshme për qytetarët.
Çairi nuk ka nevojë për fjalë, ka nevojë për përgjegjësi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjashtë persona janë privuar nga liria, gjithsej nëntë kallëzime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit
- Sot protesta e 43-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
- Një shofer nga Shkupi doli nga rruga në poligonin stërvitor Kaleto, u plagos rëndë
- Arrestohet një shtetas turk, voziti me 203 km/h në autostradë ku kufizimi ishte 120 km/h
- Apeli rrit dëmshpërblimin për Ziadin Selën, shteti duhet t’i paguajë 7.8 milionë denarë
- Të shtëna me armë zjarri nga një vetura në lëvizje në Shkup, arrestohen 3 veta
- Debati për pensionet, LSM refuzon idenë e punës deri në 72 vjeç
- VLEN: Mbi 7 milionë euro investime- Tetova po ndryshon me projekte konkrete
- BDI Tetovë njoftoi ambasadat dhe OSBE-në për pengimin e protestës qytetare
- VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura, jo për Tetovën