Pas tetë vitesh mungesë të plotë në skenën publike, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, më në fund ka shfaqur shenja jete politike.
Por për fat të keq, jo për të dhënë llogari para qytetarëve, por për të hedhur disa ide të paqarta dhe të shkëputura nga realiteti.
Sot, kur Çairi është në gjendjen më të rëndë të mundshme, ai mundohet të shpëtojë veten me manipulime dhe teori të kota.
Në vend se të merret me propagandë boshe, ai duhet të japë përgjigje konkrete përse qytetarët e Çairit ndihen të pasigurt në Komunën e tyre.
Brenda vetëm dy muajsh, katër qytetarë kanë humbur jetën – disa nga të shtënat me armë, disa nga aksidentet – dhe të gjitha këto janë pasojë direkte e politikës së tij të betonizimit të komunës.
Mbi 30 ndërtesa të mëdha të paligjshme janë lejuar gjatë mandatit të tij, pa asnjë kriter urbanistik, pa hapësira të gjelbra, pa vende parkimi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të Çairit.
Çdo ndërtesë e re është një kërcënim për sigurinë publike dhe për cilësinë e jetesës.
Mbasi më në fund doli në opinion pas 8 vitesh, mirë është të përgjigjet si u bë Çairi komunë e pabanueshme nga kaosi urban, nga papastërtia, nga mungesa e parkingjeve.
Këto janë pyetjet që duhet t’i përgjigjet Visar Ganiu.
Dhe mbi të gjitha, ai duhet të marrë përgjegjësi – politike, morale dhe ligjore – për pasojat që kanë sjellë politikat e tij të papërgjegjshme dhe të dëmshme për qytetarët.
Çairi nuk ka nevojë për fjalë, ka nevojë për përgjegjësi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Atifete Jahjaga përmendet në dosjen e Jeffrey Epstein
- “Смрт за шипатри” në Komunën e Tearcës – banorët njoftojnë policinë për provokime
- Pse nuk ndodhi dorëheqja e Lumir Abdigjikut?
- KUJDES! Kamerat radar nuk falin: Ja në sa metra distancë ju kapin shpejtësinë dhe në sa ju fotografojnë
- Edhe Milo Djukanovic përmendet në dosjen Epstein, reagon ish-presidenti i Malit të Zi
- “Смрт за шипатри” reagon edhe Komuna e Tearcës
- Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Washington
- Rrahje me kondak pistolete, plas sherri në LD-në e Sarajit
- Bastisje në Çegran: Sekuestrohet kokainë armë gazi dhe para në një lokal, arrestohen katër persona
- Tetovë: Policia i gjen thika dhe “boks hekri” një 17-vjeçari gjatë kontrollit