BDI i ofron 6 komuna fituese Taravarit, VLEN vetëm 2 komuna!

Pas përlpasjeve për përqindjet në VLEN që ka raportuar portali TS si media e parë, sot ato përplasje janë edhe zyrtare. Portali TS ditë më parë ka publikuar edhe një ofertë nga BDI-ja e Ali Ahmetit për zgjedhjet lokale ku mësohet se nëse ASH- BDI bashkohen për zgjedhje, Taravri fiton 6 komuna të sigurta edhe atë, Gostivarin, Vrapçishtin, Bogovinën, Tearcën, Sarajin dhe Dibrën. Kjo ofertë është mirëpritur edhe në kuvendin e ASH-së, mëson portali TS, por ata e mbajnë sekrete deri në finalizimin e marrëveshjes.

Ndryshe nga BDI, VLEN i ka bërë një ofertë qesharake ASH-së së Taravrit, ku sot deputeti i VV-së, Bekim Qoku zbuloi edhe ofertën zyrtare që siç shihet vetëm dy komuna ASH-ja i ka të sigurta edhe atë Gostivarin dhe Vrapçishtin.

“Konkretisht propozoj që Aleanca për Shqiptarët t’i ketë kandidatët e këtyre komunave:
1. Gostivar,
2. Strugë,
3. Vrapçisht,
4. Likovë/Haraçinë/Studeniçan (ta zgjedhë një) dhe
5. Bërvenicë/Çashkë (ta zgjedhë një).” ka shkruar Qoku ku shihet se vetëm dy janë fituese si VLEN edhe atë me rrezikshmëri të madhe.

Portali TS, ka mësuar gjithashtu se Taravari mund të largohet dhe të del si ASH e vetme e më pas të bashkohet me BDI-në për të fituar bindshëm në zgjedhjet lokale.

Ditë më parë vet kreu i ASH-së, Arben Taravari në një intervistë për media u shpreh se 70 % e shqiptrëve në RMV janë të paknaqur me punën e VLEN-it në qeveri dhe se kjo qeveri ku është VLEN nuk mund ti bëjë ndryshimet kushteteuse dhe me këtë Maqedonia nuk anëtarësohet në BE.

Pas këtyre deklaratve të Taravrit filluan distancimet e menjëhershme nga BESA, LD-ja dhe Alternativa e më pas, simpatizues të BESËS nisën një fushatë të egër kundër Taravrit në rrjetet sociale.

Në lidhje me të gjithë këto situata politike, dje presidneti i Shqipërisë, takoi Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin në Shkup./TS/