Me datë 05.04.2025, në bazë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook, dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 288 dhe 396 i Kodit Penal të RMV-së, nëpunës policorë nga NJPB Prilep në bashkëpunim me nëpunës policorë nga SPB Manastir kanë kryer bastisje në f.Cërnilishte, Komuna e Dollnenit, në shtëpinë e XH.Q. (51). Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një resiver të lidhur me videokontroll të instaluar në banesë.
Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale nga neni 288 i Kodit Penal. Është konstatuar se personi e ka poseduar armën me leje dhe përkohësisht është sekuestruar, pas së cilës do të vijojë procedura për marrjes së lejes për armë. XH.Q. është privuar nga liria, ndërsa po merren masa për gjetjen e djalit të tij A.Q. dhe zbardhjen e rastit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministri i Kulturës, Lutkov për vizitë në Gostivar
- Përcillet sot për në banesën e fundit Ilaria Sula, ku do prehet e reja shqiptara që u vra nga ish i dashuri filipinas
- Në aeroportin e Prishtinës kapet një person me 144 boksa cigaresh
- Pas fundjavës me reshje shiu dhe dëbore, rikthehen ditët me diell! Ja si parashikohet moti për këtë javë, temperaturat zbresin në -4 °C
- Ndryshimi i motit/ Nis depërtimi i valës së ftohtë nga Sibiri – Bora zbardh Maqedoninë në pranverë
- Taravari: Kemi dy opsione për VLEN-in nëse duan të vazhdojmë (VIDEO)
- Ndalesë për qarkullim të kamionëve në Strazhë dhe rrugën Mavrovë-Dibër
- Ndalim për kamionë në rrugën Ohër – Manastir afër Qafës së Bukovës për shkak të kushteve dimërore
- Shkupjani e sulmon fizikisht nënën e tij, arrestohet nga policia
- Detaje për aksidentin tragjik pranë Dibrës: Humb jetën burri nga Tetova, gruaja e tij dërgohet në Spitalin e Tetovës