Bardhi trondit me deklaratën: “Ka artistë me kontrata që nuk iu lejohet të kenë të dashur apo të bëjnë fëmijë”
Bardhi dhe Sara bënë bujë në mediat rozë me intervistën e tyre të fundit, ku këngëtari ishte i ftuari i parë në emisionin e ri të moderuar nga partnerja e tij, Sara.
Në një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut, Bardhi tregoi një anë të panjohur të industrisë së muzikës. Ai u shpreh se ekzistojnë artistë që, sipas kontratave që kanë firmosur me menaxherë apo kompani muzikore, nuk lejohen të kenë të dashur apo të bëjnë fëmijë.
“Ka artistë që kanë kontrata të tilla, egzistojnë këto kontrata në shumicën e artistave” u shpreh Bardhi.
Deklarata e tij ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë shprehur të habitur nga kontrolli i jetës personale që mund të ushtrohet mbi artistët.