“Mundo Deportivo” raporton se Manchester City do mundohet të bindë Barcelonën për një transferim të mundshëm të Lamine Yamal gjatë merkatos verore.
Sipas raportit në fjalë, “Qytetarët” janë gati të paguajnë plot 255 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës, një shifër që do ta bënte atë transferimin më të shtrenjtë në histori.
LEXO EDHE:
Asllani, para ndeshjes me Parmën: Të luash krah Calhanoglu është e lehtë
Pavarësisht moshës së tij të re vetëm 17 vjeç, Yamal po shkruan historinë në La Liga, duke mahnitur të gjithë me aftësinë, vizionin dhe aftësinë e tij për të bërë diferencën në fushë.
Talenti i tij ka mahnitur klubet kryesore në mbarë botën, dhe tani Manchester City duket i gatshëm të investojë një shumë rekord për të siguruar të ardhmen e tij.
Oferta e Manchester Cityt jo vetëm që pasqyron interesin serioz të klubit për një lojtar të jashtëzakonshëm, por edhe besimin që ata kanë në të ardhmen e tij.
Në “Etihad”, Yamal mund të integrohet në një ekip plot yje dhe të vazhdojë të mësojë nga figura të mëdha të futbollit botëror, duke përshpejtuar më tej evolucionin e tij si lojtar.
Edhe pse Barcelona nuk do që të heqë dorë prej tij, propozimi ekonomik i vendos katalanasit në një situatë të komplikuar. Klubi tashmë po punon për rinovimin e tij pasi kontrata e Yamal zgjat deri në qershor 2026 dhe për momentin, ata i referohen klauzolës së tij të lirimit prej 1 miliard euro.
Negociatat mund të jenë të gjata, por realiteti është se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt dhe interesimi i klubeve të mëdha si Manchester City mund të përshpejtojë zhvillimet.