Babai raporton në polici se djali i tij në një shkollë në fshatin Tenovë është rrahur nga katër nxënës të tjerë
MPB njofton se me datë 11.04.2025, në ora 21:30, në SPB Tetovë, K.S. (47) nga fshati Tenovë, Tetovë, së bashku me djalin e saj të mitur, raportoi se në shkollën fillore të fshatit, gjatë pushimit të madh, djali i saj ishte sulmuar fizikisht nga katër të mitur të tjerë, nxënës në të njëjtën shkollë. Gjatë paraqitjes së ngjarjes, ishin të pranishëm përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale Tetovë dhe një avokat i caktuar me detyrë. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.