Atentati në Lundër/ Ervin Karamuço: ADN e autorëve e përzier, është e vështirë që të identifikohet

Në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur rreth atentatit në Lundër, ku u shpreh se mund të ketë ndihmë nga autoritetet e huaja.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se ADN e autorëve të atentatit në Lundër është e vështirë të identifikohet.

“ADN është e përzier, nuk e identifikon dot, është shumë e vështirë. Këto janë gjëra shumë shkencore, por mendoj se mund të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë drejtim. Por ne kemi pasur edhe autorë që e kanë kyçur gojën. Nuk flasin dhe nuk e kupton dot se kush është porositësi i tij”, theksoi ndër të tjera, profesori i kriminalistikës.