Në deklaratat pas takimit të sotëm skandaloz, kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i SDSM-së, Venko Filipçe, konfirmuan të gjitha dyshimet tona dhe dolën në shesh planet e tyre.
Janë dakorduar që të formojnë grupe pune në tre sfera që lidhen, i tangojnë ose kanë interes dy liderët në fjalë. Do të përgadisin reformën në Shëndetësi, sferë interesi e Venko Filipçes ku do të anashkalohet ministri aktual, Arben Taravari, në Energjetikë, sferë interesi e Hristijan Mickoskit, padronit të hidrocentraleve dhe në fund, “drejtësisë” ku Filipçe dhe Mickoski kanë interes të përbashkët për të shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia për Koçanin, Spitalin Modular në Tetovë, Besa Trans, Durmo Turs dhe tragjëdi e skandale të tjera që kanë ndodhur në vend.
Kjo marrëveshje është kryekëput përjashtuese për shqiptarët, duke mos i trajtuar aspak as “partnerët” e tyre shqiptarë në Qeveri. Kjo marrëveshje është edhe kundër qytetarëve, për t’ua fshehur atyre të vërtetën për çdo rast, për ta kapur sistemin, për ta instaluar diktaturën pasi ka kohë që e kanë kapur opozitën maqedonase dhe për ta rrënuar çdo të arritur të deritanishme.
Pas këtij takimi çfarë do të ndodh me rigjykimin e tragjëdisë me Spitalin Modular në Tetovë, kur njeriu më përgjegjë për atë spital do të udhëheq procesin reformues në emër të “drejtësisë”?
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sela: Në Çair ka më shumë kamera se në pjesën tjetër të Shkupit
- Hoxha: BDI-në nuk e kam parë si trampolinë për të shpëtuar karrierën time politike, por si një organizatë të mirë strukturuar
- Sela: Falë Krenar Llogës, dilemat e rastit “Alfa” u zgjidhën
- Sela: Taravari, ekspert i padiskutueshëm i parkingjeve
- Në Maqedoninë e Veriut shënohet Nata e Beratit
- Nënkryetari i BDI-së Hoxha: Nuk hymë në Qeveri pa marrëveshje politike (VIDEO)
- 10 pacientë të operuar pa nevojë në spitalet private, kardiologu Kedev jep dorëheqje nga këshilli shëndetësor
- Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali takohet me eurodeputetin Matej Tonin në Bruksel
- Policia arreston dy shoferë në Strugë e Kërçovë: Vozitnin pa leje dhe nën masën e ndalimit
- Risteski: Paga minimale duhet të rritet në mënyrë sistematike, të qëndrueshme dhe në përputhje me realitetet ekonomike