Duke folur në një konferencë për shtyp, Mikel Arteta parashikoi një verë të ngarkuar për Arsenalin në afatin kaliumtar.
Arsenali në janar dështoi për të transferuar futbollistë të mëdhenj dhe ky ka qenë një gabim për klubin që mbeti mbrapa në luftën për titull.
Megjithatë trajneri spanjoll i Topçinjve ka paralajmëruar se në verë do të bëjnë transferime të mëdha.
“Mënyra sesi ne i planifikuam pesë verat e para, të gjitha do të ishin shumë të mëdha, me objektiva të ndryshëm”, tha menaxheri i Topçinjve.
“Për shkak të kthimit të lojtarëve dhe objektivit të atyre dritareve, ata do të ishin ndryshe”.
“Para së gjithash, ne duhet të rrisim thellësinë e skuadrës, por gjithashtu duam të rrisim disa cilësi dhe aftësi që na duhen tani për të shkuar në hapin tjetër”.
“Do të jetë një afat kalimtar i madh dhe ne jemi shumë të emocionuar për këtë. Unë thashë gjithashtu se pesë të fundit ishin të mëdha. Kështu që çdo verë është e madhe sepse është një mundësi”.
“Është një verë e madhe për shumë gjëra, sepse para së gjithash duhet të ruash të gjitha bazat e mira që kemi dhe pastaj padyshim se si mund ta përmirësojmë dhe evoluojmë ekipin”, tha Arteta.