Kanë arritur në Kuvend ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Shqipërisë, Petrit Malaj.
Pas pak pritet të nisë seanca konstituive e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.
Me këtë seancë shënohet dhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.