Arrestohet ylli i telenovelave! Çfarë ndodhi me aktorin William Levy?

Aktori i njohur, William Levy, ka përfunduar në prangat e policisë amerikane

44-vjeçari është arrestuar në Broward Country, Florida, për sjellje të pahijshme.

Mediat e huaja shkruajnë se aktori akuzohet për dehje publike, sjellje të çrregullt dhe hyrje në një pronë pa leje. Gjithashtu është publikuar edhe fotografia e tij e arrestimit, ku Levy nuk duket në gjendjen e tij më të mirë.

“Telemundo” shkruan se ylli i telenovelave mbetet në paraburgim në burgun e Weston, një qytet në Florida.

Ndërkohë deri më tani, as ish-partnerja dhe as fëmijët e yllit të telenovelave spanjolle nuk e kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ky rast shënon incidentin e dytë ligjor për Levy-n në më pak se një vit. Vitin e kaluar, policia iu përgjigj një telefonate nga ish-partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez, pasi ajo pretendonte se Levy ishte shumë i dehur dhe në shoqërinë e një gruaje tjetër në shtëpinë e tij.

Edhe pse ai incident nuk çoi në veprime të mëtejshme, ndezi një stuhi mediatike rreth aktorit dhe jetës së tij personale.