Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje të 26-vjeçares që vdiq dje në Prishtinë.
Sipas policisë, i arrestuari po dyshohet për dy vepra.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.